Biznesmeni Gentian Sula merret në pyetje nga SPAK

Biznesmeni i ndërtimit, Gentian Sula është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në SPAK. Burime për mediat bëjnë të ditur se pyetur nga prokurorët për një çështje në hetim. Kujtojmë se emri i biznesmenit Gentian Sula figuron në dosjen e SPAK dhe lidhjet me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi.

Sipas SPAK, ishte biznesmeni Gentian Sula, ai që i dha para “cash” nënës së deputetes Monika Kremadhi për të paguar një kredi të marrë për blerjen e një apartamenti duplex në zonën e Bllokut.  Teksa la ambientet e SPAK, ai nuk u ndal në një komunikim për gazetarët.