Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Shullaz të Kurbin.
Një 65 vjeçar, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, shoferi ka humbur jetën në spital.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit