Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen

 Besimtarët katolikë e ortodoksë në Shqipëri festojnë të mërkurën Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në të gjithë botën.

Në vendin tonë, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve 1990, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura e Enver Hoxhës.

Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.

Në katedralen e “Shën Palit” u mbajt në mesnatë mesha e shenjtë për Krishtlindjen, ndërsa në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” Tiranë mesha u mbajt mëngjesin e sotëm.

Festa e Krishtlindjes u kremtua edhe në Kishën e Shna Ndout në Laç, vendi i cili mbledh mijëra qytetarë nga të gjitha besimet.