Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.
“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në një përgjigje për RTKlive.
Më tej e para e Kosovës theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili nerr vendime në mënyrë të pavarur.
“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia