Nëse do të shohim më vëmendje veshjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese, në anën e majtë secili prej tyre ka një dekoratë, e cila është dekorata “Urdhri i Skënderbeut”.
Kjo dekoratë është krijuar nga Presidenti i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu dhe më vonë Mbreti i Parë ZOG, i cili e jepte për merita të vecanta në katër shkallë, “Urdhëri i Lartë, Oficer i Lartë, Komandar dhe Anëtar”.
Kjo dekoratë vijoi deri në vitin 1940, ku me bashkimin e Shqipërisë me Italinë Fashiste, italianët e reformuan edhe sistemin e dekoratave të Mbretit tashmë të larguar duke e hequr nga Lista e Nishaneve Zyrtare.
“Urdhri i Skënderbeut” apo sic njihej për kohën “Komandari i Skënderbeut” nuk u përdor më pas Luftës së Dytë, ky Qeveria e Enver Hoxhes krijoi apo adoptoi një sërë medaljes të frymezuara nga Lindja Komuniste”, shkruan historiani Auron Tare.
Ky i fundit ishte interesuar për të kuptuar se përse kryetarja e Gjykatës Kushtetuese kishte vendosur këtë dekoratë, teksa përgjigja që mori ishte më shumë se komike. Sipas dy koleksionistëve, Holta Zaçaj duke kërkuar një Nishan për Institucionin e saj i kishte rënë për shkurt.
“Me siguri duke lundruar në internet kishte gjetur dekoratën e Zogut dhe kishte vendosur ta përdorte për Nishanin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës”. Dhe si për ta bërë edhe me komike këtë farsë më dërguan edhe një foto ku i gjithë Trupi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqiperisë e kishte të qepur në gjoks “Urdhërin e Skënderbeut” të dekretuar nga Mbreti Ahmet bej Zogu i Parë. ( të vetmin ndryshim se kanë hequr yllin duke e zëvendësuar me përkrenaren e Skënderbeut)
Dhe për ti shtuar edhe me shumë dozat e komedisë në vendin tonë të dashur mora vesh se këtë Urdhër të Mbretërisë e përdorin sot vetëm trashëgimtarët e Familjes së Mbretit Zog për të dekoruar ndonjë dashamirës të tyre”, shkruan Auron Tare.
Pra, gjykata Kushtetuese përdor si nishan për institucionin dekorata që sot nuk përdoren më nga institucionet e shtetit, por vetëm nga trashëgimtarët e Mbretit Zog.
Lind pyetja: Po ligjet, vallë i njohin kaq mirë sa njohin edhe dekoratat që mbajnë në trup?
