Propozimi i KQZ për zgjedhjet 2025/ Korçës t’i hiqet një mandat, Tirana me 37 deputetë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka propozuar që qarkut të Korçës t’i hiqet një mandat deputeti, duke e çuar numrin në 10 të tillë dhe t’i kalojë Tiranës, që do të ketë 37 mandate në zgjedhjet e 2025-ës.

Ndërkohë në zonat e tjera, zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve. Propozimi i KQZ-së, pritet që të shqyrtohet ditën e nesërme nga Komisioni Rregullator, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025

Ky ndryshim sa i takon ndryshimit të numrit të mandateve, ishte paralajmëruar më herët edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i cili në muajin shtator tha se qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025 dhe se ky mandat mund t’i kalojë Tiranës, për shkak të rritjes së numrit të popullsinë së kryeqytet.

Mandatet për zgjedhjet e 2025-ës:

Berat 7 mandate
Dibra 5 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasani 14 mandate
Fieri 16 mandate
Gjirokastra  4 mandate
Korça 10 mandate
Kukës  3 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tirana 37 mandate
Vlora 12 mandate

Totali 140 mandate

Pjesë nga relacioni i KQZ:

“Referuar kritereve dhe procedurës për caktimin e numrit të mandateve të përcaktuara në nenin 75, të Kodit Zgjedhor si dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është llogaritur numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë:

Numri total i shtetasve 4627824 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 33056 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati [numri real i dalë nga pjesëtimi është 33055,88571]. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati. Çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes zgjedhore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Veprimet e kryera janë të pasqyruara si më poshtë vijon: