Bajram Begaj i plotëson dëshirën PS-së, dekreton 11 Majin 2025 si datën e zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 do të zhvillohen në datën 11 Maj.

Ky është dekreti i sotëm i Presidentit Bajram Begaj, i cili edhe njëherë tjetër i është nënshtruar kërkesave të mazhorancës, e cila kërkoi këtë datë për zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse opozita dhe partitë e reja kërkuan 4 Majin si datën e zgjedhjeve, Begaj ka vendosur që të plotësojë dëshirën e Partisë Socialiste, me zgjedhjet që do të zhvillohen dy ditë  pas mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Pikërisht ky event bëri që opozita të mos pranonte 11 Majin si datë zyrtare, por në fund do të duhet t’i binden dekretit të Begajt, me Presidentin që siç e cilëson opozita, është kthyer në zyrë noterie të qeverisë.