Një debat i fortë është zhvilluar në seancën plenare në Kuvend mes kryetares Elisa Spiropali dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi papritur propozimin e PS-së për një projektligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.
Por opozita nuk ka patur asnjë dijeni për këtë projektligj, pasi Spiropali nuk e njoftoi në fillim të seancës, pavarësisht se deklaroi se ky projektligj ishte depozituar 48 minuta më përpara.
Kjo ka sjellë reagimin e Bardhit, i cili ka sfiduar Spiropalin që të nxjerri fletën e propozimit të projektligjit, teksa akuzoi kryetaren e Kuvendit se e ka marrë projektligjin me SMS.
Ai kërkoi që t’i vihet në dispozicion menjëherë grupit parlamentar të PD-së kjo nismë e mazhorancës, teksa prej shumë minutash kjo kërkesë nuk po zbatohet.