SPAK çon për gjykim deputetin e PD-së Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është dërguar për gjykim, i akuzuar për mosdeklarim të pasurisë.

Pas kësaj, pritet caktimi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse kalon ose jo për gjykim.

Deputeti Dogjani, duke folur për mediat ka pranuar se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.

Dogjani tha se kallëzimi në SPAK për të është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj.