Këtë të hënë, në ambientet e presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Kreu i këtij organi është përzgjedhur Sokol Sadushi.
Mes 8 gjyqtarëve kandidatë të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë:
Marjana Selimi – anëtare
Ilir Toska -anëtar
Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese
Mes 17 kandidatëee nga Gjykata e Lartë, fitues janë;
Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
Medi Bici, anëtar zëvendësues
Mes prokurorëve kandidatëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;
Alma Muça- anëtare
Thoma Jano- anëtar zëvendësues
Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;
Fuat Vjerdha – anëtar
Enkela Vlora- anëtare
Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese
Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;
Irma Balli- anëtare
Etjen Kapo- anëtar
Genti Xholi- anëtar zëvendësues
Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;
Nafije Hasko- anëtare
Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, i cili kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Ky organ përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.