Një ngjarje kriminale është regjisruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një çift shqiptarësh, burrë e grua nga Kosova, u gjetën të vrarë me armë zjarri.
Mediat e huaja raportojnë se rrethanat dhe shkaqet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, mbrëmjen e 27 nëntorit, ku Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur bashkë me bashkëshorten e tij.
Lidhur me këtë tragjedi, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze.
Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti i shqiptarëve të Kosovës.
Raportohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.
Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.