Ka ndërruar jetë në spital 30-vjeçari nga Vlora, i cili u aksidentua pak ditë më parë në vendin e tij të punës.
Bëhet fjalë për të riun Arbën Shakaj, i cili më 20 nëntor duke punuar në një pallat ka rënë nga kati i tretë.
Policia tha se 30-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga pallati i cili është në ndërtim dhe u dërgua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.