Sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në kryeqytetit për periudhën janar shtator të këtij viti ka arritur një nivel të ri historik, duke tejkaluar nivelin e 2022-t, që mbante rekordin deri tani. Sipas INSTAT, për 9 mujorin e këtij viti janë hënë gjithsej sipërfaqe leje ndërtimi prej 1.58 milionë metra katror, me rritje prej 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe në raport me 2022-n, që deri tani shënonte rekordin, sipërfaqja e lejeve është 8% më e lartë. Lejet më të shumta janë dhënë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 666 dhe 684 mijë metra kator.
Psh në tremujorin e tretë u dhanë lejë që ishin në sipërfaqe sa 70% e gjithë vitit 2023. Këto leje ndërtimi të dhëna i përkasin një vlere prej 56 miliardë lekësh, ose rreth 560 milionë euro, sipas të dhënave të INSTAT. Gjatë këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit ka dhënë leje të shumta për godina të larta në Tiranë.
Sipërfaqja e dhënë për leje po rritet ndjeshëm, në një kohë që tregu i pasurive të paluajtshme duket se po arrin fazën e maturimit dhe aktorët e tregut pohojnë se ka filluar të ndihet rënia e kërkesës.
Të dhënat kombëtare
Sipas njoftimit të INSTAT, në tremujorin e tretë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 361 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një ulje prej 1,9 %.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2024 është 814.340 m2, nga 455.181 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rritje prej 78,9 %.
Në tremujorin e tretë 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 33.3 miliardë lekë, nga 18.9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rritje prej 76,1 %. Monitor