“Ulëritëse”, gazetari publikon procesverbalin e OPGJ-së: Në konfliktin te Fan Noli janë të përfshirë 5 persona! Pse gënjen Policia?

Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani vijon të jetë e mbushur me dritëhije, teksa deri tani në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, Mario Lleshi, i cili e qëlloi disa herë me thikë të miturin, duke i shkaktuar plagë që do i merrnin jetën.

Ngjarja do të merrte tjetër rrjedhë pas një deklarate të babait të 14 vjeçarit, Luis Meçaj, i cili mbeti i plagosur ku deklaroi se një tjetër i mitur ishte i përfshirë në ngjarje, por menjëherë policia reagoi, duke e mohuar kategorikisht se kishte persona të tjerë.

LEXO EDHE: https://ditar.al/e-plote-deklarata-e-babait-te-luisit-dhe-pergenjeshtrimi-i-menjehershem-i-policise-a-po-tentohet-te-fshihet-autori-i-dyte/

Ndërkohë gazetari Osman Stafa ka publikuar sot procesverbalin e OPGJ-së, ku nënvizohet se në konfliktin e ndodhur më 18 nëntor ishin përfshirë 5 persona.

Por ajo që e bën të rëndë faktin është se Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë deklaratë të qartë për këtë ngjarje, duke heshtur deri në momentin kur babai i djalit të plagosur foli për mediat. 

LEXO EDHE: https://ditar.al/video-misteri-5-dite-per-te-gjetur-canten-dhe-thiken-zyrtari-i-policise-autori-i-vrasjes-se-martinit-u-mjekua-fillimisht-te-poliklinika-qendrore-pastaj-mori-taksi-me-shokun/