50 vjeçari humbi jetën në vendin e punës, arrestohen dy përgjegjësit për sigurinë në fabrikën e duraluminit

Policia ka vënë në pranga dy përgjegjësit për sigurinë në fabrikën e duraluminit, ku ditën e djeshme humbi jetën punëtor, pasi u dëmtua nga një makineri.

Dritan Nasufi u dëmtua në makineri, ndërsa humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia njofton se dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të informaconit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë”– njofton policia.