Para shkollës “Fan Noli” në Tiranë, prindër, qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur për të protestuar për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani.
Me moton “Prindërit në protestë për jetën, sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”, qytetarët do marshojnë më pas në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të kërkuar më shumë përgjegjësi nga ana e institucioneve.
Qytetarët në marshimin e tyre shpalosën një banderolë, në të cilën kritikojnë hapur institicionet dhe i bjënë ato përgjegjëse për mungesën e sigurisë për fëmijët në shkolla.
“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, shkruhej në banderolë.
Qytetarët apelojnë të merren masa dhe të shtohet siguria në shkollat e vendit.
Pak ditë më parë, 14-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë pas një zënke që pati me bashkëmoshatarët e tij.