EMRAT/ Masakra me 4 të vdekur në Dobraç, arrestohen katër policë të Shkodrës

4 punonjës të policisë së Shkodrës janë arrestuar në lidhje me masakrën në Dobraku mbetën të vrarë 4 persona. Katër efektivët e Policisë së Shkodrës, Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, Marte Martini janë arrestuar me akzuën e “shpërdorimit të detyrës”.

Më herët, AMP kishte kallëzuar në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës nën akuzën se shpërdoruan detyrën, pasi nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Ky person dyshohet se ka qenë, vëllai i Hamza Licit, Ibrahim Lici, i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Kujtojmë se në atentatin mafioz të 30 tetorit humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha, me këta dy të fundit të cilët gjendeshin rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja dhe mbetën viktimë. Çifti i bashkëshortëve po lëviznin me motor, në momentin që u përplasën nga makina ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pak pasi drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash.

Hamza Lici dhe Flutura Basha humbën jetën në vend, Arlind Bushati disa orë pas atentatit. Ndërkohë Bashkim Basha dy ditë më pas.

Ndërkohë ministri i Brednshëm, Ervin Hoxha pas ditë më para paralajmëroi zbardhjen shumë shpejt të kësaj ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për 4 vrasjet.