Lini rezulton të jetë vendbanimi më i vjetër në Europë dhe daton rreth 8-9 mijë vjet më parë. Kështu thonë arkeologët shqiptarë dhe ata të universitetit të Bernës në Zvicër, të cilët kanë arritur në rezultatin se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është rreth 6 mijë vjet para Krishtit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, e cila ka thënë se rezultati mund të bëjë që në vendin tonë të vijnë më shumë turistë nga Zvicra.
Gërmimet tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
“Në Zvicer kemi gjetur drurë në ujë 6000 vite të vjetër ndërkohë që këtu i gjejmë edhe 2 mijë vjet më parë se aq. Ajo që kemi kuptuar nga këto zbulime është se këtu jetonin fermerë”, është shprehur arkeologu zvicerian Albert Hafner.