Gjykata e Korçës ka lënë në burg mësuesin e shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra”, në Korçë, i cili ngacmonte seksualisht dy nxënëset e tij të mitura. Bledar Dura u arrestua para dy ditësh, pas denoncimit të dy të miturave në polici.
E pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e Duros, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.
Mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë. Pas publikimit të ngjarjes Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.