Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e disa pedagogëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi merrnin para për tu dhënë nota kaluese studentëve.
Sipas dosjes së Prokurorisë, 6 pedagogët e arrestuar dhe një tjetër në kërkim, përveç parave kanë marrë edhe produkte të tjera nga studentët, siç janë një thes me patate. Në dosje e Prokurorisë është një bisedë mes një prej pedagogeve të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.
Burime për mediat po ashtu bëjnë me dije se pedagogët u merrnin deri në 500 euro studentëve, për t’i kaluar në provime
Kujtojmë se në pranga kanë rënë pedagogët:
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.