Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat: Unë dhe Rama gënjyem Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie

Deputetja Monika Kryemadhi, në një komunikim për gazetarët pas GJKKO konfirmoi masat e sigurisë për të dhe ish-Presidentin e vendit Ilir Meta, ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, me të cilin ajo thotë se ka shkëmbyer mesazhe.

Kryemadhi tregoi se së bashku me Edi Ramën e kanë gënjyer kreun e Partisë së Lirisë, për ta bërë Erion Veliajn kryetar bashkie.

Më tej Monika Kryemadhi tha se metodologjia që është përdorur kundër saj dhe familjes së saj është shumë e shëmtuar.

“Prokuroria ishte shumë provokative. Të jemi të sinqertë sepse të më pozicionosh në një sallë ku ne jemi në konflikt të hapur, është për të na provokuar dhe për të bërë shoë. Ka pyetur Prokuroria Eglantina Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim? Kam përshtypjen se e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im, u janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe se që e kemi gënjyer Ilir Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie. 

Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët”.