Kryemadhi tregon detaje nga gjyqi: Qesharake! Prokurorët më thanë ke hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta, si dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha jashtë dyerve të gjykatës se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, theksoi Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi deklaroi se avokati Genc Gjokutaj duhej të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për të.

“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.