Konfiskohet pallati 6-katësh në Durrës, dyshohet se është ndërtuar nga paratë e krimit, pronari me precedent të mëparshëm penal

Mes tensioneve është konfiskuar një pallat 6-katësh në qytetin e Durrësit, që dyshohet se është ndërtuar nga veprimtari të paligjshme kriminale.

Pallati që ndodhet në zonën e “Urës së Dajlanit” në Durrës është në pronësi të shtetasit Pëllumb Tuda, i cili është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në pallatin “Colombo” jetojnë disa prej familjarëve të Tudës. Burime për mediat bëjnë me dije pallati është konfiskuar pasi është një pronë që Pëllumb Tuda e ka vënë përmes trafikut të drogës.

Pëllumb Tuda është arrestuar më parë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij në diskon “Colombo”, e cila funksiononte si e tille në ambientet e pallatit të konfiskuar. në vitin 2015 ai plagosi dhe rrahu punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte.