“Qen, mbaje mend çfarë do të punoj!”/ Meta sulmon Dumanin dhe prokurorët gjatë seancës në GJKKO

Seanca në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit është shoqëruar me debate dhe përplasje të ashpra.

Ish presidenti Ilir Meta ka sulmuar prokurorët, sidomos Altin Dumani, duke e kërcënuar atë hapur.

Ai i është drejtuar me fjalët “Dum duman, qen. Këtu ta kam, mbaje mend se çfarë kam për të të punuar etj”, ndërsa Dumani ka qëndruar i qetë teksa lexoheshin akuzat.

E pyetur për këtë përplasje jashtë gjykatës, Kryemadhi tha se përgjigjja e Metës ndaj prokurorëve ishte thjesht një përkedhelje për ta.

“Meta sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Vlahutin. A e dini kush i ka trajnuar BKH. Burri i Vlahutin, e ka fituar projektin për të trajnuar anëtarët e BKH. FolloW the Money”, tha Monika.

Jashtë seancës Kryemadhi e irrituar akuzoi prokurorët e SPAK se po përdoren nga Edi Rama.  

“Ku kanë bythë me fol ata! Iliri i përkëdheli”  tha ajo. 

Seanca u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen dhe Kryemadhi u shpreh e pakënaqur që u lanë më pak se 3 orë.