EMRI/ Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ilir Rusi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor me mbarimin e mandatit të Naureda Llagami. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e KLGJ-së.

“Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, njoftoi sot KLGJ.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli vendosi zgjedhjen me shumicë votash të Yllka Rupas, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor.