Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda e Presidentes së KE në vendin tonë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të mbërrijë nesër do në Tiranë, ndërsa është publikuar edhe axhenda e takimeve.

Von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një ditë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.