Kryemadhi tregon konfliktet në çift me Ilir Metën: Nuk flasim prej 7 muajsh, por jemi dashur shumë me njëri-tjetrin

Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp ka thënë se prej 7 muaj nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën, me çiftin që tashmë është në proces divorci.

Madje Kryemadhi tha se masa e arrestit me burg që iu vendos Ilir Metës, ishte me qëllim për të nxitur edhe më tej konfliktin mes tyre.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i shkoj në burg Ilir Metës për ta vizituar, Kryemadhi tha se edhe nëse ajo do të donte, ish-bashkëshorti i saj nuk do ta pranonte. Megjithatë ajo kujtoi edhe vitet e bukura të dashurisë që ka kaluar me Metën, pavarësishtse sot kanë vendosur për të ndarë rrugët.

Monika Kryemadhi: Komunikimi im me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, me përjashtim të ditës kur më ka ardhur padia e divorcit. Nuk kam komunikim me të. Ai ka objektivat e veta. Masa e arrestit për Ilir Metën është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Për gjëra që dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Ilir Metën por nuk ka lidhje.

Do e vizitoni Ilir Metën?

Monika Kryemadhi:  Jo, edhe sikur dua unë ta vizitoj nuk pranon ai. Ka arrestim më të madh se sa ai shpërtëror. Nuk i uroj asnjërit nga ju konfliktin familjar që kam unë. Nuk është midis njerëzve që janë marrë me shkesi, por me interes. Jemi dashur shumë, kemi bërë shumë për njëri tjetrin, kemi ecur për dore për 33 vite.