Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Ai u arrestua teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në Durrës, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë.
Çyrbja u thirr më 11 tetor në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u mor në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021. Një ditë më pas ai dorëzoi mandatin e deputetit.
Policia e Shtetit ka njoftuar për arrestimin e tij, mbi të cilin rëndojnë 3 akuza mbi veprat penale: të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.