Goditi me shishe qelqi në fytyrë modelen, gjykata liron nga burgu Mariela Berishën

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Mariela Berishë, e cila në gusht të këtij viti dhunoi blogeren Klea Prenga, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë. Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Marielën dhe ‘Detyrim paraqitje’ për Antonela Berisha.

Motrat Berisha akuzohen se kanë dhunuar barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Motrat Berisha ishin në arrati prej dy muajsh, ndërsa u vetëdorëzuan dy ditë më parë.