E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Dumanin, vlerëson SPAK në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar mesditën e sotme me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e Prokurorisë së Posaçme në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi ku VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.

Sipas VanHorn, kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në B

“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE”- thuhet në postimin e ambasadës.