Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetit Andrea Manos. Ky i fundit do të zëvendësojë në Kuvend Ervin Salianjin, i dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë” lidhur me dosjen Babale.
Kujtojmë se pak javë më parë, Salianji humbi mandatin e tij në Korçë për shkak se Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që e kishte dënuar me një vit burg.
Kuvendi iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njoftonte për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të Salianjit.
Nuk dihet nëse Andrea Mano do të betohet në seancën e radhës plenare, për shkak të mosbindjes civile të opozitës, që ka sjell tensione të forta, brenda dhe jashtë Kuvendit.