Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë me BE, Varhelyi: Moment historik për Shqipërinë

Në Luksemburg po mbahet sot Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë hap megociatat për grupkapitullin e parë.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat ndërsa shton se vendi ynë arriti një moment historik në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në IGC në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan ai në plarformaën X.

Shqipëria mban sot në Luksemburg Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e grup-kapitujve në kuadër të hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim.

Shqipëria përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.