Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Evis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i arrestuar në mars të këtij viti.
Berberi kishtë bërë kërkesë për një masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg”, por gjykata e refuzoi.
Berberi, i konsideruar një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku, u arrestua me akuzën se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.
Pak pas arrestimit të tij, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive të Evis Berberit, konkretisht shoqërinë “DAAM”, rreth 34 mijë metra katrorë tokë në periferi të Tiranës si dhe 7 automjete, të cilat dyshohen si pasuri e fshehur e ish-kreut të ARRSH-së.