Çmimi Nobel në Letërsi fitohet për herë të 18-të në historinë e tij nga një grua

Autorja koreano-jugore Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024 “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”, thotë Akademia Suedeze.

Zbulimi i saj i madh ndërkombëtar erdhi me romanin, “Vegjetariani”, i shkruar në tre pjesë. Komiteti Nobel tha se puna e saj karakterizohet nga një “ekspozim i dyfishtë i dhimbjes, një korrespodencë midis mundimit mendor dhe fizik me lidhje të ngushta me të menduarit lindor”.

Çmimi i vitit 2023 shkoi për autorin dhe dramaturgun norvegjez Jon Fosse, i cili u nderua për “dramat dhe prozën e tij novatore, që i japin zë të pathënës”.

Çmimi i Letërsisë ka qenë prej kohësh i dominuar nga meshkujt, me vetëm 17 gra në mesin e laureateve të tij. Gruaja e fundit që fitoi ishte Annie Ernaux e Francës, në 2022.