Emrat/ Pogradec, 37 vjeçari plagoset me thikë nga fqinji, përfundon në spitalin e Traumës

Një 37 vjeçar nga Pogradeci ka përfunduar në Spitalin e Traumës pasi është plagosur me thikë nga fqinji i tij, në lagjen nr 4 të qytetit.

Olgert Vesho po merr mjekim në Spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin 49 vjeçar, i identifikuar si Ilir Topçiu. Ky i fundit e ka qëlluar me thikë fqinjin pas një konflikti të çastit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4  Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi: I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.  Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë)”, sqaron policia.