Fatmir Xhafaj për të vëllanë e dënuar: Italianët e përzunë nga burgu! Shkoi vullnetarisht të kryente dënimin

Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për çështjen “Babale” pas vendimit ët Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.

Ai deklaroi se nuk ka ndërhyrë për të dënuar Salianjin, teksa shtoi se ajo që ka ndodhur me akuzat ndaj vëllait të tij është shumë e rëndë, sepse janë prodhuar prova të rreme.

“E rëndësishme për mua në këtë proces ka qenë e vërteta. Kam pritur 6 vjet që të zbardhet e vërteta jo sipas meje, por sipas drejtësisë. Kam pritur me qetësi të dyja shkallët e gjykimit dhe që drejtësia të bënte punën e vet.

Dua të bëj një sqarim me interes për publikun. Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht se vëllai im ka patur një dënim penal, as sepse tha se vëllai nuk është duke e vuajtur atë moment. Por është dënuar se me qëllim ka prodhuar prova të rreme, për iniciuar një proces penal për vëllain tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si Ministër i Brendshëm në atë kohë”, deklaroi Xhafaj ndër të tjera.

Por më interesante në historinë e treguar nga Xhafaj është dënimi i vëllait të tij, Geron Xhafës nga autoritetet italiane. Deputeti socialist u shpreh se Gëeron Xhafaj u dënua në vitin 2002, por qëndroi vetëm 1 muaj e gjysmë në burg dhe më pas autoritetet italiane e përzunë nga burgu.

Sipas tij, i vëllai është paraqitur vullnetarisht për të vuajtur dënimin në Itali, pasi nëse do të qëndronte në Shqipëri, ai dënim nuk njihej dhe do të jetonte i qetë.

“E di pse shkoi në Itali? Po të kishte qëndruar këtu nuk i ndodhte asgjë. Zotëri vëllai im ka shtëpinë e vet unë kam shtëpinë time. Shkoi atje se nëse do të rrinte këtu do të thonin se nuk u dënua se është vëllai i ministrit? Ai tha po shkoj atje e ta mbyll këtë punë”,-tha Xhafaj.

Pjsë nga biseda në “Opinion”:

Blendi FevziuMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, vëllai i  dënuar në Itali për trafiqe dhe rri në Shqipëri dhe nuk kryen dënimin, a është normale?

Fatmir XhafajNuk është dënuar për atë gjë Salianji se do të ishte dënuar dhe ti se edhe ti ke bërë emision për atë gjë, do ishte dënuar dhe Aliabej edhe Gaz Bardhi, por ata erdhën në prokurori, u paralajmëruan për kallëzim të rremë dhe thanë “normalisht, ne nuk e dimë historinë e kësaj”.

Blendi Fevziu: Pse vëllai rrinte në Shqipëri dhe nuk kryente dënimin?

Fatmir Xhafaj: Kjo histori ka ndodhur në vitin 2000, në vitin 2002 është ndaluar nga autoritetet italiane. Është akuzuar për trafik në fushën e kanabisit për një episod që kishte ai vetë.

Blendi Fevziu: Është arrestuar në Itali në vitin 2002.

Fatmir Xhafaj: Po, ka qëndruar 1 muaj e gjysëm, është dëbuar nga Italia me ekspuls për 5 vjet. Është dënuar, është larguar, nuk është mbajtur nën hetim. I kanë thënë “ik italianët”, është fakt.

Blendi Fevziu: Pra, ishte në burg dhe nga burgu është përzënë?

Fatmir Xhafaj: Po, është përzënë dhe ka ardhur në Shqipëri me ekspuls, dënim administrativ. I kanë thënë “ik”. Ka vazhduar procesi gjyqësor. E ka ndjekur procesin gjyqësor me avokatë, ka kërkuar dhe vetë të shkonte, nuk e kanë kërkuar. Vendimi ka marrë fuqi në 2011-2012, vendimi i formës së prerë i Apelit.

Blendi Fevziu: Me sa u dënua nga Apeli?

Fatmir Xhafaj: Me 7 vjet e 2 muaj burg, por dënimi i tij përfundimtar, i janë falë 3 vjet dhe ka pasur 4 vjet. Autoritetet italiane e kanë arkivuar dosjen, nuk e kanë kërkuar.

Blendi Fevziu: A ka pasur një letër nga autoritetet italiane që kërkonte ekstradimin? Ka qenë vëllai juaj në kërkim ndërkombëtar?

Fatmir XhafajZero, zero.

Blendi FevziuPo avokati a e dinte që ai ishte dënuar me burg?

Fatmir XhafajPo si nuk e dinte, e dinte vetë personi.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkoi ta bënte burgun?

Fatmir XhafajDuhet të vijë një letër që të shkosh të bësh burgun. Nuk i erdhi. Nëse vëllai im do të shkonte në gjykatën shqiptare do ta bënte njohjen e vendimit, nuk dënohej sepse ishte parashkruar.

Blendi Fevziu: Por kur shkoi në Itali, çfarë bëri?

Fatmir XhafajU paraqit me iniciativën e tij, u është dashur autoriteteve italiane që të gjenin dosjen sepse nuk kishin dosjen. Ishte e arkivuar. U nxorr dosja, u paraqit, nga 4 vjet nuk ka arritur të bëjë as gjysëm e atij dënimi. Ka dalë jashtë, ka hyrë në punë dhe ka pasur vetëm detyrimin të mos largohej nga Italia. Ka qenë në marrëdhënie pune.

Blendi Fevziu: Tani është në Shqipëri?

Fatmir Xhafaj: Ka ardhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 2021-shit. Që atëherë hyn e del normalisht në Itali dhe në çdo vend tjetër të planetit.