Deputetët e opozitës në lot, çfarë ndodhi përpara Bashkisë së Tiranës

Pas Ministrisë së Brendshme, deputetët e opozitës dhe protestuesit u nisën drejt Bashkisë së Tiranës.

Në drejtim të godinës u hodhën disa bomba molotovë, ndërsa pati edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Për të shpërndarë turmën, efektivët hodhën ujë dhe gaz lotsjellës, i cili kapi pjesën më të madhe të qytetarëve, përfshirë edhe deputetët.

Me lot në sy për shkak të gazit lotsjellës, ata u ndalën për disa minuta dhe po bisedojnë me njëri tjetrin për vijimin e mosbindjes civile, teksa nuk dihet se drejt kujt destinacioni do të nisen protestuesit.