E rëndë në Spanjë, shqiptarin e qëllojnë me plumb në kokë dhe e lënë në derën e spitalit

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë vendit, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Girona të Spanjës, ku viktima u qëllua brenda një mjeti tip Audi dhe më pas u la pranë derës së spitalit të Blanës.

Shqiptari, ende i paidentifikuar për shkak s enuk kishte asnjë dokument, kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetonte.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për ngjarjen, teksa dyshohet se ngjarja ka lidhje me trafikun e drogës.

“Në person u paraqit në stacionin e policisë së Mossos d’Esquadra në Lloret de Mar, duke vetëdeklaruar lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë zbuluar ende rolin e saktë të këtij individi, nëse ai ishte pjesë e grupit që u arratis me automjetin tip “Audi”, apo nëse ka luajtur ndonjë rol në plagosjen fatale të viktimës. Për këtë arsye, agjentët e DIC janë në pritje të marrjes së deklaratës së tij, për të sqaruar përfshirjen e tij dhe për të vendosur nëse çështja duhet t’i referohet gjykatës”, shkruajnë mediat spanjolle.