Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zbuluar se mund të jetë një nga kandidatet për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një intervistë në Euronews Albania, ajo tha se është e gatshme të përfshihet edhe më shumë në politikën aktive, pasi gjatë kohës si zëdhënëse në PD, ka mësuar shumë dhe ka dhënë shumë në një kohë të vështirë opozitare.
“Mendoj që gratë duhet të marrin më shumë përgjegjësi, mendoj se zoti Berisha do t’ia lërë këtë përgjegjësi edhe grave në hartimin e listave në zgjedhjet që do të vijnë dhe do të shohim më shumë prezencë femërore. Unë jam futur në këtë parti edhe për të shpalosur ambiciet e mia politike edhe për të parë se si ishte kjo fushë. Gjatë kësaj kohe, unë kam mësuar shumë dhe kam dhënë shumë në një kohë të vështirë opozitare, duke vënë fytyrën time, mendjen dhe kohën në këtë parti. Është një evolucion që po shkon drejt kësaj,” tha Garo.