Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në orët e para të mëngjesit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ende nuk ka detaje rreth arsyes së paraqitjes së tij në ambientet e Prokurorisë se Posaçme. Kujtojmë se më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, megjithatë nuk dihet nëse kjo është arsyeja e thirrjes së ish Spahias në SPAK.
Spahia la mandatin si deputet i PD në Kuvend, në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në vitin 2022 në Shkodër, të cilat u fituan prej tij.
Një vit me vonë ai humbi garën e 14 Majit, përballë Benet Becit, duke ndërprerë në këtë mënyrë përkohësisht edhe rrugëtimin e tij politik.