Plagosje me thikë në Sukth, 35-vjeçari përfundon në spital

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të enjte në zonën e Sukthit. Nga informacionet e para bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 35 vjeçari L.Sh, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ende nuk ka identifikuar autorin e plagosjes, me këtë të fundit që është ende në arrati. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.