Eshtë emëruar drejtoresha e re e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar. Aurora Polo do të jetë përkohësisht në këtë pozicion duke zëvendësuar ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak javë më parë.
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo do të qëndrojë në krye të RTSH derisa të merret vendimi përfundimtar.
Kujtojmë se Alfred Peza dha dorëheqjen më 6 shtator.
Gjatë drejtimit të tij, u shkarkuan nga puna dhjetëra gazetarë, kameramanë dhe moderatorë emisionesh, të cilët u zëvendësuan me njerëz të afërt e të besuar të Pezës, teksa shumë prej të larguarve arritën të fitojnë edhe gjyqin me RTSH-në, duke marrë miliona lekë dëmshpërblim.