EMRI/ I dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë, 46 vjeçari nga Kruja ekstradohet drejt Italisë

Një 46 vjeçar nga Kruja është ekstraduar drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Valentino Gjeloshi është ekstraduar drejt vendit fqinj, pasi Gjykata e Apelit në Firence e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Grabitje me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me këtë dënim, 46 vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.

“Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg)”- njoftoi policia.