Sherri për pazaret e drogës mes dy shqiptarëve, vetëdorëzohet autori që plagosi me thikë 35 vjeçarin në Kretë

Një shqiptar, i cili akuzohet se plagosi me thikë bashkatdhetarin e tij në Kretë, pak ditë më parë është vetëdorëzuar në polici.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se ngjarje ndodhi të shtunën e 7 shtatorit në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër-arresti për tentativë vrasje dhe sipas informacioneve, ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në policinë e Irakleos i shoqëruar nga një avokat dhe është dorëzuar.

Dyshohet se dy shqiptarët u konfliktuan me njëri-tjetrin për larje hesape droge. 35-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital, ndërsa i riu i dorëzuar pritet të vihet para drejtësisë.