Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur mbi ecurinë ekonomike në vend, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës mbi raportin 6 mujor mbi stabilitetin financiar dhe për situatën e rreziqeve dhe zhvillimeve në sektorin financiar dhe bankar.
Duke folur për rreziqet e shumëpërmendura nga shoqëritë jobanka të mikrokredive, Sejko tha se po punohet për një rregullore të re që do të ketë më shumë kontrolle dhe kreditë nuk do të jepen më vetëm me kartë identiteti siç jepeshin më parë, por përpara se të jepet një kredi, do të analizohet aftësia e huamarrësit për të paguar, financat e tij etj.
Gjithashtu Sejko tha se po punohet për analizën e normave të interesit dhe komisioneve që bëhet nga këto institucione.
Kujtojmë se ka patur qindra denoncime nga qytetarët për interesat e larta që aplikonin këto institucione, duke e bërë shpesh të pamundur shlyerjen nga konsumatori.
“Rreziku kryesor që përballet sektori financiar dhe ai bankar është rreziku i kredisë… sikurëse e thash rreziku i kredisë ka qenë i kontrolluar, ka ardhur në rënie sipas analizave, por disa elementë janë për t’u vlerësuar dhe për t’u adresuar dhe këto ishin si objekt i analizës së Këshillit Mbikëqyrës”, tha Sejko.
“Ka një paketë propozimesh për ndryshimet ligjore për të cialt banka e Shëipërisë bashkëpunon me parlamentin dhe qeverinë, ndërkohë Banka e Shqipërisë për të përmirësuar edhe më tej aktet normative dhe rregullative për institucionet financiare jobanka është duke punuar me Bankën Botërorë për një rregullore të re dhe do të adresohet në disa elementë konkretë siç janë analiza financiare më e fortë kundrejt konsumatorëve, kundrejt huamarrësve të këtyre institucioneve jobanka dhe konkretisht institucioneve të mikrofinancës. Gjithashtu do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve të këtyre institcioneve, duke parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë financat e tyre dhe aftësinë për të qenë huamarrëse. Gjithashtu po punojmë për analizën e normave të interesit dhe komisionet që aplikohen nga institucionet e mikrofinancës në drejtim të uljes së tyre, jemi duke analizuar nromën efektive të interest me kujdes edhe njëherë për të parë efektet që do ketë në vijimësi. Po punojmë edhe për një rregullore për transparencë për këto institucione. Kjo rregullore konsiston në kontrollet që do të behen në drejtim të procedurave të tyre të brendshme, për të shmangur rreziqet operacionale brenda këtyre institucioneve.
“Do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës në këto institucioneve financiare duke parashikuar ose parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë financat e tyre personale dhe aftësinë e tyre për të qenë huamarrës të këtyre institucioneve financiare jo-banka” , tha ai.