Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Turqi dhe akuzohet se është menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës izraelite, Mossad.
Liridon Rexhepi është identifikuar nga policia e Stambollit, pas hetimeve të kryera nga inteligjenca turke.
Sipas raportimeve të para thuhet se Liridon Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në teren të Mossad-it në Turqi, e të cilët kishin filmuar objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Ëestern Union.
Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.
Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Istanbulit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.
– Deshifrohet rrjeti financiar i Mossad-it
Si rezultat i operacioneve të MIT-it, është përcaktuar se Mossad-i, për personelin e tij në terren në Turqi e ka transferuar para nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.
Si rezultat i monitorimit të parave, u mësua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburime në Siri përmes Ëestern Unionit dhe kriptomonedhës.