E rëndë në Tiranë, gruaja i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës së saj.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 78 vjeçarja Sh.S është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2024, në rrugën “Hamdi Sina”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja Sh. S., 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.