Plaurent Dervishaj ka dalë sërish para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me një tjetër masë sigurie, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lame, në vitin 2005.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg caktuar në mungesë ndaj Dervishajt, i cili u esktradua pak ditë më parë në Dubai. Megjithatë ai ka mohuar që të jetë i përfshirë në vrasjet e bujshme të 2005-ës.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e tij, në lidhje me ekstradimin në Shqipëri, që sipas Dervishajt ka ndodhur në mënyrë joligjore. Ai ka pretenduar se eshte rrembim personi dhe jo ekstradim.
“Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. Më kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk më është lejuar të flasë me avokatin. Aty me kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe arrestimi është bërë në Rinas”- mësohet të ketë thënë Dervishaj në sallën e gjyqit.
Rikujtojmë se para dy ditësh Dervishaj doli sërish para gjykatës në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, bashkë me Julian Meçaj, edhe ky i ekstraduar nga Dubai.