Vrasja në Pogradec, Skënder Brataj hedh poshtë pretendimet e familjarëve, thotë se ambulanca mbërriti në kohë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, skënder Brataj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku 42 vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga një 29 vjeçar. Sipas kreut të Urgjencës, ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur.

Sipas Bratajt, ambulanca ka shkuar për 7 minuta në vendin e ngjarjes ndërsa shtoi se Progës i është ndihma e parë në vendngjarje dhe në ambulancë. 

Reagimi i Bratajt vjen pak akuzave të familjarëve të Progës, të cilët në media kanë denoncuar se ambulanca ka mbërritur me 30 minuta vonesë dhe 42 vjeçarit nuk iu dha në kohë ndihma e shpejtë.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.