FOTO/ U rrezikua nga flakët, pamjet që tregojnë se si duket Parku Arkeologjik i Finiqit një ditë pas zjarrit masiv

Ditën e djeshme një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu Finiqin dhe më pas flakët u përhapën edhe në Delvinë ndërsa u ngrit alarmi për dëmtimin e Parkut Arkeologjik.

Flakët u favorizuan edhe nga era që frynte ndërsa ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Beteja me flakët zgjati shumë orë dhe në ndihmë shkoi dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi se nuk ka dëme të mëdha si pasojë e flakëve pasi zjarri është izoluar në kohë. Të njëjtën gjë tha dhe Ministri Blendi Gonxhja, duke siguruar se flakët nuk prekën Parkun Arkeologjik në Finiq.

Pamjet e mëposhtme tregojnë pasojat pikërisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit ku zona rreth e përqark është shkretuar nga flakët.